Rey Manaj përfundon në Ligën e Parë

Rey Manaj përfundon në Ligën e Parë

Rey Manaj

Rey Manaj është dëshirë e Goztepe në Ligën e Parë në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares ka mbetur pa ekip, kjo pas largimit nga Watford. 26-vjeçari ka qenë i dëmtuar dhe po rifiton formën fizike, me mediet në Turqi që e lidhin sulmuesin me një kalim te Goztepe.

Shqiptari ishte pjesë e Barcelonës në vitin 2020, teksa u huazua te Spezia dhe më pas kaloi disa muaj në Angli. Bëhet me dije se klubi i Izmirit do të marrë vendimin përfundimtar për shqiptarin pas mbledhjes me komitetin teknik.

Manaj është produkt i akademisë së Interit, duke qenë edhe pjesë e ekipit të parë. Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar, i cili luan në krahun e djathtë dhe të majtë si dhe "pykë", ka shërbyer në klube si Sampdoria, Cremonese, Inter, Pescara, AC Pisa, Granada, Albacete, Barcelona, ​​Spezia dhe së fundmi Watford. Manaj është aktivizuar 30 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar gjashtë gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore