Këngëtarja simpatike Re¬zarta Shkurta ka shfrytëzuar portalin e saj në facebook të shfaqë disa nota që karakterizojnë edhe patriotizmin e saj. Vetëm pak orë para 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo është shprehur :“Për vite shqiptarët e kanë pasur gjysmën e zemrës të plagosur. Tani me Pavarësinë e Kosovës, zemra jonë është më e shëndetshme se kurrë, e pathyeshme... Jemi një gjak, një komb. Të dua Kosovë.”. Këngëtarja Rezarta Shkurta po përgatitet të nxjerrë në treg edhe këngën e saj më të fundit “Droga Jam”, e cila do të vijë e shoqëruar me një klip të pazakontë, ku këngëtarja do të shfaqet super seksi.