Për mobilimin e Vilës ku banon presidenti Bujar Nishani janë dhënë nga buxheti i shtetit vitin e kaluar 276 milionë lekë të vjetra, mësohet nga raporti mbi Buxhetin Faktik të 2013-ës. Kjo shifër është marrë nga Fondi i Kontingjencës, ndërkohë që për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit nga i njëjti burim janë marrë vetëm 164 milionë lekë.