Rezidenca kontenieresh ngrihen
në shkretëtirën kaliforniane/ FOTO

Rezidenca kontenieresh ngrihen<br />në shkretëtirën kaliforniane/ FOTO
Kontenieri i thjeshtë i anijeve ndryshoi totalisht botën 60 vite më parë duke revolucionarizuar tregun ndërkombëtar.
Tani, ai po ndermerr një rruge " karriere" të dytë në arkitekturë, kur filloi si një opsion loë-cost, ndersa tani po inkorporohet/futet edhe ne dizajnet e luksit gjithashtu.
 Padyshim nuk ka shembull më të mirë sesa Rezidenca Joshua Tree: Me 3 dhoma gjumi të bëra me konteniere të bardhë anijesh të marrë nga një pikë qendrore.
I komisionuar nga një producent filmash anonim ( por me siguri i pasur) struktura finale e fazës së dizajnit dhe ndërtimit do te nisë në 2018 në një site privat me pak se 3 orë larg nga Los Angeles.
 
Dizajni " starburst ", nga arkitekti London dhe artisti digjital James Ehitaker ka një origjine kurioze " Gjithçka ndodhi gjatë një udhëtimi që klienti po bënte në shkretëtirën Joshua Tree ku ai zotëron një pronë", tha ai në një interviste nëpermjet telefonit. "Një nga shokët që ishte me ata i tha : E dini se çfare do të dukej fantastike këtu?, ai hapi Pinterest dhe i tregoi atyre nje foto te studios Hechingen, një zyrë e ndërtuar nga konteniere që kisha ndërtuar vite më parë ".
Ishte një vend pune loë-cost ne Black Forest, në Gjermani, direkt jashtë qytetit te Hechingen-it, i krijuar për një publicitet të një agjensie ne 2010. "Ideja e tyre ishte thjeshtë të vinin kontenieret mbi njeri-tjetrin si në një port. Unë mendova se kjo nuk do të funksiononte me një publicitet aq dinamik, dhe kjo me coi te mendoja për një menyrë tjeter sesi të perdorja kontenieret në një mënyrë tjetër intriguese." Kontenieret e rezidences Joshua do te ngjiten bashkë nga te njejtët punëtore metali që ndertuan " Mirage", nje instalim artistik nga Doug Aitken në Coachella Valley që është një shtëpi-ferme e ndertuar nga nga pasqyra me siperfaqe reflektuese, ose " dicka shumë e bukur" sic permbyll Ehitaker.

Sapo të rregullojnë kontenieret e të vendosin gjithçka në vendin e vet, të gjithë hapat e punës do të marrin jetë, shpjegon Ehitaker. Për pjesen e brendshme, kontenierët do të vendosen në një cep që lejon të shihen pamje të bukura nga pjesa qendrore e shtëpisë " I është dhënë shumë rëndësi dhe kujdes për pjesën e brendshme të shtëpisë, kështu qe kur je brenda në nisje të. Kompleksi do të fuqizohet nga panele diellore që do të kombinohen edhe me terrenin rreth e rrotull.

[gallery]24190[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Video/ Qëllon pa mëshirë me 10 plumba bashkëatdhetarin, por e fal! Kush është shqiptari sadist në Spanjë, krimineli që i çirret maska

Video/ Qëllon pa mëshirë me 10 plumba bashkëatdhetarin, por e fal! Kush është shqiptari sadist në Spanjë, krimineli që i çirret maska