Dashamir Shehi e cilëson si propagandë rezolutën anti-krroupsion të votuar dje në Kuvend nga mazhoranca socialiste. Deputeti i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv pohoi se opozita bëri shumë mirë që u distancua nga ku lloj teatri.
‘Kjo është një rezolutë pa ndonjë vlerë. Një qeveri që ka 11 vite që është në pushtet dhe mendon se pas 11 vitesh fillon numërimi nga e para, më duket më shumë propagandë. Kjo është propagandë e PS që ka filluar prej kohësh. Parlamenti është i pavarur, drejtësia e pavarur. Qeveria që e ka propozuar dhe ja ofron parlamentit për ti dhënë ngjyra kombëtare, e ka shkruar vetë. Nuk mbush kushtet për tu votuar sepse do të ishte dokument propagande. Unë nuk do të shtoja asgjë. Ne nuk e pranojmë këtë lloj teatri pasi nuk ka vlerë.
Këto duan ti japin ndonjë sinjal zotërinjve të drejtësisë që ne jemi këtu jemi shumica. Nga kjo pikëpamje rezoluta nuk bën asgjë të mirë. A dini ndonjë rast që qeveria vet ka denoncuar ndonjërin. S’ka? Pasi punët e pista janë bërë me dijeni të atyre më sipër. Kur të kërkon SPAK nuk të mban dot qeveria.
Opozita bëri shumë mirë që u distancua nga ky lloj teatri. Nuk luftohet korrupsioni me rezolutë. Aty kalojnë ligje që e kanë tharmën e korrupsionit brenda. Pë rmua rezoluta është si një fletë-rrufe kundër korrupsionit.’- tha Shehi për gazetaren Marsela Karapanço.
Me 76 vota pro të mazhorancës Kuvendi miratoi mbrëmjen e 27 majit Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Rezoluta, e propozuar nga vetë socialistët që më 7 maj bashkë me thirrjen për që ta votonte e gjithë politika, nuk mori asnjë votë opozitare. Rithemelimi, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk morën pjesë në votim ndërsa nga rreshti opozitar dolën vetëm deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër.
Rezoluta sipas Partisë Socialiste është një përpjekje e madhe, një koordinim dhe fuqizim i mëtejshëm i tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, që do t’i japë një goditje të madhe korrupsionit dhe do të realizojë reformat për Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit LISTËN në KQZ, Shehi, Alibeaj, Elezi në Tiranë, Kthupi në Durrës e Kulluri në Vlorë! Në listat e mbyllura futen familjarët
13 Mars, 00:51
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Zgjedhjet/ Jenishehri në koalicion me Berishën: Nuk më njoftoi për prezantimin, i kërkova emrin në listën e mbyllur! S’kam elektorat? Budallenjtë flasin kështu (VIDEO)
10 Mars, 14:37
-
Dashamir Shehi në 'Frontline': Primaret e PD ishin teatër, Berisha do i fusë në lista si t’i interesojë! I duhet imazhi i aleatëve
4 Mars, 20:31
-
11 maji/ KQZ regjistron 3 koalicionet! Berisha shkon në zgjedhje me 25 aleatë, mes tyre Meta, çamët e grekët! 'PO' edhe për ‘Djathtas për Zhvillim’ dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’
4 Mars, 16:16
-
Dorëzohen në KQZ 3 koalicione, Berisha bashkohet me Metën dhe 24 parti të tjera në zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e Shehi bashkë, si Lapaj e Shabani me ‘Nismën Shqipëria Bëhet’!
3 Mars, 21:18
-
Opozita e Shehit dhe Alibeajt në zgjedhje, kreu i LZHK në Report Tv: Kushtet tona, listat e hapura dhe mbështetja ndaj SPAK! Ja çfarë na kërkoi Basha
25 Shkurt, 14:03
-
Zgjedhjet/ LZHK dhe ‘Djathtas 1912’ bashkohen në koalicion, thirrje partive të tjera: Garë me lista të hapura, ndahen dy epoka! Ja 3 pikat e panegociushme, Shehi drejton procesin
24 Shkurt, 11:12
-
Deklaratat e Ramës për arrestimin e Veliajt/ Shehi: SPAK në sulm nga politika, por po ia del
14 Shkurt, 11:59
-
'5 Pyetjet'/ Shehi: Koalicion me Bashën e Alibeajn, s'kemi kandidat për kryeministër! Hoxha: Të largohen mamuthët e tranzicionit! Toska: Basha do e vjedhë mandatin!
3 Shkurt, 22:09
-
Zgjedhjet e 11 majit, Dashamir Shehi: Shpresojmë për një koalicion sa më të gjerë! Berisha u provua 3 herë, nuk sjell gjë të re! Partitë të mos bëjnë propagandë në Diasporë
30 Janar, 18:40
-
Pensionet/ Propozimi i Shehit në Kuvend: Të fillojë përllogaritja e viteve të punës nga mosha 16-vjeç
28 Janar, 16:17