Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor

Edi Rama dhe Këshilli i Evropës

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim, ashtu siç kishte paralajmëroi, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Vetë Rama e kishte paralajmëruar një gjë të tillë kur Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.

Kujtojmë se në gusht Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin që është dërguar në KiE dhe thotë se raporti famëkeq i Dick Marty nuk mund të gëzojë rezolutën mbështetëse, ndaj kërkon drejtësi për këtë çështje.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011). Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

Rezoluta u është dërguar:

  1. 1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
  2. 2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
  3. 3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
  4. 4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  5. 5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  6. 6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  7. 7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në një notë verbale drejtuar Selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg nga misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në KiE, thuhet se pretendimet nga raporti i Dick Marty-t, edhe pas 10 vitesh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Në këtë shënim, i cili është shoqëruar edhe me Rezulotën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në shqip dhe në anglisht, thuhet se rezoluta e bashkangjitur notës është përgjigje ndaj Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Evropës, "Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të njerëzve  dhe tregtisë ilegale të organeve të njeriut në Kosovë”.

 “Sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 21 korrik, 2022, pretendimet e bëra në Raportin Dick Marty për vrasjen e njerëzve për qëllimin e mbledhjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe tregtimin e paligjshëm të organet e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat janë renditur në paragrafët 1 dhe 4 të Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1782 (2011), pas më shumë se dhjetë vitesh thellësie hetimet nga Forca Speciale Hetuese e BE-së dhe pasardhësi i saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbeten të pagjetur për të paprovuar dhe nuk bazohet në prova dhe fakte dhe prandaj duhet parë si i tillë nga të gjithë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksohet në shënim.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK.  Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t. 

Raporti u mbështet nga Rusia, e cila ishte ndër të parat që artikuloi këto akuza. Në seancën plenare, kryeministri Rama i mëshoi faktit që raporti është i mbështetur nga Rusia dhe zëdhënës rus. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 13/09/2022 13:33

    O Arbëror të qift qeni Edi Ramës nonën mu në byth o spiuni sërbit Arbëror. Po mëso shwip o analfabet o kafsha loqevar o idjot i ler. Edi Rama është gjiganti Shqipris e ti Arbëror merja Edit në goi se shum do të shijoj o qeni ngordhur Arbëror.

    Përgjigju
    • Arbërori: 13/09/2022 18:59

      Ti nuk je më shumë se shqipfolës o i marrë, sharjet e tua t’i dergova para se të komentojë. E sa për Edvin shkjaun shqipfolës mbetet ashtu si e kam thën edhe më parë! Ky tradhtar ështé betuar se do punojë gjer në vdekje që Kosova të kthehet nën serbi o qen *** qeni, kjo gjë ështé e dokumentuar me zë dhe video! Ky është ”gjigant” për tradhti ndaj Kosovës dhe vet Shqipëris duke fal detin dhe Butrintin grekut si dhe Durrësin shkjaut…!

  • Arbërori: 13/09/2022 13:04

    Ik e q… o Edvin shkjau shqipfolës, ti do vdes me syt dhe trurin në Serbi emer trupin në Greqi

    Përgjigju
  • Xhavit Karaj: 13/09/2022 12:59

    Edi Rama për ktë çështje je burri më i madh i Shqipris. Qenit bastard Dik Martin tregoi vëndin. Se na mytën injorantët e tipit Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ] Shqipria ka potencjal që të heci shum përpara. E kto lloi plerash duhen grumbulöuar nëpër kazane aty ku e kan vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?