Rezoluta në fletore zyrtare, Kuvendi kërkesë Konkurrencës: Heto çmimet e ushqimeve, spitalet private e ndërmarrjet në industrinë e turizmit

Rezoluta në fletore zyrtare, Kuvendi kërkesë Konkurrencës: Heto çmimet e ushqimeve, spitalet private e ndërmarrjet në industrinë e turizmit

1722344559_autoritetiikonkurrencws1024x512.jpg

Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën për vitin 2024, me rekomandime për Autoritetin e Konkurrencës, i ka kërkuar këtij të fundit të nisë hetimet për çmimet e produkteve të shportës, me argumentin se u bën 5 vite që mbi këtë treg nuk ushtrohen monitorime dhe hetime. Rezoluta e miratuar në seancën e 25 korrikut e publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, ka 5 kërkesa për hetime tregjesh për këtë vit, ku përveç ushqimeve, kërkohet hetim për tregun spitalor.

Edhe në komisionet parlamentare Konkurrencës i janë kërkuar sqarim pse ende s’ka hetim për spitalet private përsa kohë ka qenë pjesë e rezolutave të kaluara?

Në Komisionin e Ekonomisë, më 5 qershor 2025 drejtuesi i Konkurrencës Denar Biba deklaroi se institucioni nuk ka nisur hetim për spitalet private pasi nuk mund ta vërtetojnë nëse ka apo jo abuzim sepse s’ka çmime reference për shërbimet e tyre.  Sipas tij e vetmja metodë për të nisur një hetim mbi këtë treg, është duke ballafaquar çmimet e spitaleve private në Shqipëri me ato të rajonit.

Pjesë nga rezoluta...

Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Autoriteti i Konkurrencës për vitin 2024, në përmbushje të detyrave të ngarkuara me ligj, të angazhohet veçanërisht edhe në këto drejtime:

1. Autoriteti i Konkurrencës duhet të vijojë të përforcojë zbatimin e rregullave të konkurrencës, me qëllim që të ndihmojë në sigurimin e një tregu më të drejtë dhe konkurrues në Shqipëri, duke mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe duke nxitur një mjedis të shëndetshëm të biznesit, me qëllim:

a) monitorimin e ndërmarrjeve që operojnë në industrinë e turizmit;

b) sigurimin e një konkurrence efektive në tregun e shërbimeve bankare digjitale nëpërmjet monitorimit të tarifave dhe komisioneve të shërbimeve bankare;

c) sigurimin e një konkurrence efektive duke vijuar monitorimin e tregut të sigurimeve;

ç) sigurimin e një tregu të drejtë dhe konkurrues për produkte të shportës, që nuk kanë qenë objekt hetimi në 5 vjetët e fundit.

d) të vijojë me procedurat e monitorimit dhe hetimit në tregun e shërbimit spitalor privat dhe tregun e çimentos në përputhje me rezolutën e vitit 2022.

2. Të hartohet një raportim i detajuar për përmbushjen e rekomandimeve të rezolutave të Kuvendit për të siguruar transparencë më të madhe dhe vlerësim më të saktë të përmbushjes së rekomandimeve.

3. Të sigurohet që procedurat hetimore dhe monitorimet të përfundojnë në kohë të arsyeshme, me qëllim zgjidhjen e problematikave pa humbur aktualiteti, për çështje që kanë një ndikim në mirëqenien e konsumatorit.

4. Të rritet bashkëpunimi ndërinstitucional me në fokus Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Komisionin e Prokurimit Publik për të siguruar përmbushjen e rekomandimeve të dhëna dhe për të adresuar çështjet e konkurrencës në mënyrë më efektive. Të reflektohet gjendja e zbatimit të rekomandimeve në Platformën Ndërinstitucionale Online.

5. Të krijohet një sistem i menaxhimit të informacionit që të përmirësojë qasjen dhe përdorimin e të dhënave në mënyrë efektive dhe efikase. Të krijohet një sistem për trajtimin e ankesave të konsumatorëve dhe biznesit lidhur me praktikat antikonkurruese dhe për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve.

6. Të fillojë puna për hartimin e një dokumenti strategjik afatgjatë “Politika e Konkurrencës” për monitorimin e tregjeve kryesore dhe të një plani veprimi me indikatorë të qartë e të matshëm.

7. Të rritet transparenca dhe llogaridhënia në veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës përmes publikimit të raporteve periodike, analizave të detajuara, statistikave të përditësuara në formate miqësore për publikun, njoftimeve të qarta dhe vendimeve të mirargumentuara.

8. Të vijojë përafrimi i kuadrit nënligjor me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, të ketë një rol proaktiv në advokacinë e konkurrencës dhe vijimin e trajnimit të stafit të ri dhe atij ekzistues.


Lajmi kryesor:

Abuzimi i grumbulluesve, Braçe thirrje ‘Konkurrencës’: Heto tregun agro-ushqimor Tiranë, j'ua mban te Klodi? Pozitë dominuese, gjobën s’e pagoi e s’reflektoi


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi