Nisin krisjet në grupin Berisha, Kokalari akuzon Këlliçin: Manipulove votat për Këshillin, ke krijuar klanin tënd! Në vazhdim do publikoj faktet

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit shpalosi si mision të vetin bashkimin e partisë demokratike, por në kushtet kur thuajse tashmë ka shtrirë tentakulat në çdo organ drejtues të selisë blu, bashkimi duket ende i pamundur, madje për ironi, krisja ka nisur të ndihet edhe brenda vetë grupimit Berisha.

Evi Kokalari, e bashkuar me grupimin Berisha që në gjenezë të përçarjes së PD ka hedhur akuza për lobime votash në proceset zgjedhore të udhëhequra prej tyre, zgjedhjen e kryesisë dhe këshillit kombëtar të PD së Berishës. I shigjetuari i parë është deputeti Belind Këlliçi, që në zgjedhjet për kryesinë, rezultoi më i votuari.

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, Koklari ka nisur denoncimet për manipulimin e votave që sipas saj ka bërë Belind Këlliçi, ku ka postuar një foto me numra dhe shkruan se janë numrat respektivë të përdorur në listën e votimit për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së më 30 prill.

Sipas saj, me anë të kësaj liste Këlliçi ka lobuar dhe orientuar votuesit për kandidatët që janë zgjedhur. Kokalari thotë se nga 67 personat në listë që ka publikuar, 43 prej tyre janë zgjedhur dhe përbëjnë 15% të Këshillit. Sipas Kokalarit, Këlliçi ka fuqizuar kështu klanin e tij dhe kanë lënë jashtë liste të rinjtë e tjerë që kandiduan.

Postimin e saj Kokalari e mbyll duke shkruar se kjo është vetëm maja e ajsbergut, duke thënë se pjesën tjetër të manipulimin të votave do ta publikojë në vazhdim.

“Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit. Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër. Ky nuk është thjesht lobim por orientim klanesh. Nga 67 personat e listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur. Disa nga këta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinisë që është vetëm 15%.

Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill me kuotën do kishin hyrë të rinjtë me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin dhe jo të besuarit e Belindit. Këto që them më lart janë vetëm maja e akullnajës. … më shumë në vazhdim”, shkruan Kokalai.

Një ditë më parë Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje vjen vetëm pak ditë para se PD e Berishës të finalizojë zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve që zgjidhen të premten.

Fotoja e publikuar nga Evi Kokalari 

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim