Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, pas debatit Bushati propozon ndryshime: Të raportojë SHISH (Tre pikat kryesore)

TIRANE-Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati një ditë pas kritikave të forta kundër projektrezolutës për ndërhyrjet e huaja ka propozuar disa ndryshime përmes amendamenteve që Report Tv i ka siguruar. Ndryshimi kërkohet që në titull, nga rezolutë "Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”, propozohet që të bëhet “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”. Amendimet që propozon deputeti socialist bazohen tre shtylla; Legjislacioni dhe institucionet vendase, angazhimet ndërkombëtare, media dhe edukimi.

Bushati thotë se ndryshimet i kërkon që të bëhet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë me synim harmonizimin konceptual dhe terminologjik me konceptin strategjik të NATO-s, SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së. Ai e vendos theksin te çështja e dezinformimit apo ndërhyrjet në proceset zgjedhore. Bushati kërkon që SHISH, AMA, AKEP dhe institucione të tjera të tjera ligjzbatuese që të raportojnë mbi kërcënimet, sikur parashikohet në rezolutë.

Dje në komisionin e Jashtëm pati debate të forta mes socialistëve pikërisht për rezolutën (lexo këtu).  Bushati kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare që parlamenti të mos futet në ujëra të turbullta. Ai tha se nuk ka asnjë parlament në Europë që të merret konkretisht me emra shtetesh, referuar Rusisë. Koha, sipas tij kur u shpallnim luftë shteteve ka mbaruar ne 8 dhjetor 1990, ndërsa theksoi se nuk jemi vend dordolec.

Amendamentet e propozuara nga Ditmir Bushati

(Kliko këtu për të lexuar projekt rezolutën e PS-së për ndërhyrjet e huaja në proçeset elektorale)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston