Shqipëria është vlerësuar me dy medalje bronzi e një nderi në Olimpidadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës në Shangai, Kinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Marius Gjika e Jamarbër Rushitaj kthehen në shtëpi me dy medaljet e bronzta, kurse Orest Sherko me atë të nderit. Ky është rezultati i dytë më i mirë i Shqipërisë që nga viti 1993.
“Rezultat historik për Shqipërinë në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës, IMO 2026 në Shangai falë mendjeve të bukura të nxënësve tanë në matematikë.
Ekipi nga Shqipëria fitoi 2 Medalje Bronzi me nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj dhe 1 Medalje Nderi me nxënësin Orest Sherko. Në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë që nga viti 1993 në IMO, Ekipi Shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë për nga pikët e grumbulluara, duke na bërë të gjithëve krenarë. Urime!”, shkruan Rama.
Komente










