Shkarkohet drejtori i Tatimeve në Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e mohon: Dha dorëheqjen

Shkarkohet drejtori i Tatimeve në Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e mohon: Dha dorëheqjen

ELBASAN- Bedri Bejtja nuk është më drejtor i Tatimeve në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në vendin e tij është emëruar Vagjel Ranxha.

Drejtoria e Përgjithshme, deklaron se Bejtja ka dhënë dorëheqjen për motive personale, megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se ai është shkarkuar. Shkak për të është bërë performanca e tij shumë e dobët, dhe referuar po të njëjtave burime, kjo ngjarje është përpjekur të fshihet, pasi shkarkimi i tij ka ndodhur disa ditë më parë, por është mësuar vetëm sot.

Ndërkohë mësohet gjithashtu, se ai i është caktuar një tjetër post në këtë institucion, si drejtor i burimeve njerëzore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen