Eduart Sharka
Primaret në Qarkun Fier janë mbyllur, duke përcaktuar renditjen e kandidatëve që garuan për mbështetjen e anëtarësisë.
Ish-kandidati për Bashkinë e Lushnjës, njëherazi edhe kreu i PD në Lushnjë, Eduart Sharka ka dalë më i votuari duke siguruar numrin më të lartë të votave, 795. Ai ndiqet nga deputeti Luan Baçi me 677 vota.
Në vend të tretë renditet Elizabeta Rredhi me 492 vota, duke u bërë kështu femra më e votuar nga demokratët e Qarkut Fier, në procesin e primareve.
I katërti rezulton deputeti Saimir Korreshi me 477 vota. Pragun e kanë kaluar vetëm 8 kandidatët e parë në listë.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet
Lajmi kryesor:
Primaret/ PD publikon me vonesë rezultatin për qarkun e Tiranës! Ja si u VOTUA në 12 qarqet, ‘shpërblehen’ besnikët e Berishës si Gjin Gjoni
