'Rezultatet e referendumit në Maqedoni përcaktojnë gjeopolitikën e re në rajon'
Gazeta e Moskës “Komersant” shkruan se rezultatet e referendumit do ta përcaktojnë edhe sistemin e ri gjeopolitik në rajon.
Gazeta 'Komersant'
Rezultatet e referendumit në Maqedoni për ermin e këtij vendi nuk do ta caktojnë vetëm fatin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, shkruan gazeta e Moskës “Komersant”. Gazeta në shkrimin e sotëm thotë se rezultatet e referendumit do ta përcaktojnë edhe sistemin e ri gjeopolitik në rajon. Kjo gazetë rikujton se Shkupi në Samitin e NATO-s në korrik fitoi ftesë për hyrje në Aleancë, me kusht që të zgjidhet kontesti me Greqinë, ndërsa një muaj para saj, liderët e BE-së deklaruan se bisedimet me Maqedoni për anëtarësim në BE mund të fillojnë në vitin 2019, me të njëjtin kusht.
Duke theksuar se pyetja e referendumit do të jetë “A e mbështetni anëtarësimin në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, “Komersant” vlerëson se autoritetet në të vërtetë u kanë propozuar qytetarëve që ta konfirmojnë lidhjen drejt BE-së dhe NATO-s, me pajtim për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni./
“Komersant” shkruan se për faktorin rus ka filluar seriozit mendohet, pasi që autoritet në Shkup i akuzuan biznesmenët nga Rusia për financimin e protestave anti-qeveritare kundër marrëveshjes me Greqinë.
Moska nuk e fsheh qëndrimin negativ drejt marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas zëdhënëses së MPJ-së të Rusisë Maria Zakharova, marrëveshja është larg interesave të përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe shërben kryesisht si instrument për përshpejtim të hyrjes së Maqedonisë në NATO”, shkruan “Komersant”.
Kjo gazetë shkruan se shumë politikanë të Maqedonisë dhe ekspertë ballkanik konsiderojnë se mos kalimi eventual i referendumit në Maqedoni dhe dështim i marrëveshjes me Greqinë, mund të sjell deri në destabilizim të Ballkanit./INA
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E renduar situata epidemiologjike në vend, hynë në fuqi masat e reja anti-COVID në Maqedoni
18 Dhjetor 2020, 10:19
-
Bilanc negativ në Maqedoninë e Veriut/ 386 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19
9 Tetor 2020, 16:06
-
Trafik droge dhe mashtrim kundër qeverisë, arrestohen dy maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar
5 Gusht 2020, 09:33
-
Covid/ Vazhdon rritja e fortë e infeksionit nga koronavirusi në Ballkan! Austria planifikon të nxjerrë ushtrinë në kufi
20 Korrik 2020, 12:25
-
Tërmet me madhësi 5.8 në zonën qendrore të Detit Mesdhe
21 Maj 2020, 08:41
-
Ishte infektuar me COVID-19, punëtori nga Shqipëria gjendet i vdekur në Maqedoni
8 Prill 2020, 22:34
-
Maqedoni e Veriut/ 16 raste të reja brenda 24 orëve, shkon në 257 numri total i personave me COVID-19
29 Mars 2020, 15:03
-
Në Kosovë e Maqedoni shënohen viktimat e para nga koronavirusi! Thaçi: Të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme
22 Mars 2020, 15:56
-
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në Maqedoni, rezultoi pozitive vetëm pasi humbi jetën
22 Mars 2020, 15:51
-
Lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut, shërohet nga COVID-19 pacientja zero
16 Mars 2020, 11:05
-
Maqedoni/ Dy raste të reja me koronavirus, çift i bashkëshortëve ishin kthyer nga Italia
6 Mars 2020, 19:56
-
Shpërndahet parlamenti, Maqedonia në zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike në 12 prill
16 Shkurt 2020, 17:46