Shpërndahet parlamenti, Maqedonia në zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike në 12 prill

Shpërndahet parlamenti, Maqedonia në zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike në 12 prill

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill. 

Për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton 'INA'. Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!