Rezultatet e vitit 2022, Bankers prodhoi 540 mijë tonë naftë me puset e reja! Investimet u rritën, përmirësuan kapitalin e kompanisë

Rezultatet e vitit 2022, Bankers prodhoi 540 mijë tonë naftë me puset e reja! Investimet u rritën, përmirësuan kapitalin e kompanisë

Bankers Petrolium

Prodhimi i naftës në vendburimin Patos-Marinëz arriti në rreth 540 mijë tonë vitin e kaluar, pasi Bankers rifilloi shpimin e puseve të reja. Investimet u rritën gjatë vitit 2022 për shkak të çmimeve më të larta të naftës në tregjet ndërkombëtare, të cilat përmirësuan kapitalin e kompanisë.

Bankers është kompania më e madhe e prodhimit të naftës, e cila përfaqëson rreth 90% të totalit të naftës së prodhuar në vend dhe zë një pjesë të konsiderueshme në eksportet shqiptare. Burime zyrtare të Bankers konfirmojnë se në fund të vitit pagesat e rentës minerare arritën në mbi 48 milionë dollarë. Krahasuar me vitin 2021, kompania ka rritur pagesat e rentës minerare ndaj shtetit shqiptar me 50% duke rikonfirmuar pozicionin e saj si një nga taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Renta minerare e paguar nga Bankers dominon buxhetin e doganave duke përfaqësuar rreth 80% të totalit të rentës të paguar në Shqipëri.

Burimi: Bankers Petroleum Albania

Në total, që nga fillimi i veprimtarisë së saj në Shqipëri, Bankers ka paguar më shumë se 675 milionë dollarë rentë minerare në buxhetin e shtetit shqiptar. Ndërsa në total, taksat e paguara ndaj qeverisë arritën në rreth 890 milionë dollarë në fund të vitit 2022.

Burime zyrtare nga Bankers konfirmojnë se kompania do të vazhdojë të jetë një investitore me vlerë për një periudhë afatgjatë dhe është reciprokisht ndihmuese dhe përfituese me qeverinë shqiptare.

“Ne kemi plane ambicioze për vitet në vijim. Krahas shpimit të puseve të reja horizontale kemi hartuar edhe strategjinë e re për të prodhuar me teknologji të avancuara, si metoda termike, e cila rrit energjinë në shtresa dhe shtyn më shumë naftë në sipërfaqe”bëjnë të ditur drejtuesit e Bankers.

Ata konfirmojnë se po ndërmerren hapa të rëndësishëm në projektet mjedisore pasi kompania tashmë ka filluar trajtimin e mbetjeve të naftës dhe ka plane ambicioze për të trajtuar të gjithë llumin që prodhohet gjatë operacioneve hidrokarbure.

“Projekte të tjera të rëndësishme që do të vijojnë këtë vit janë modernizimi i rrjetit energjetik, proces ky i rëndësishëm në përmirësimin e standardeve mjedisore”.

Rezultatet kryesore nga 2004 deri në 2022
890 milion USD – taksa të paguara në total
675 milion US$ -  rentë minerare të paguara
20.7 milion US$ - taksa vendore të paguara
49.4 milion USD - akcizë
25.3 milion USD – sigurime shoqërore

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami: 23/02/2023 11:44

    Prodhon mor prodhon por ku shkon...

    Përgjigju
  • Resmiu: 22/02/2023 14:25

    Bankers ka vite qe vetem fiton dhe vjedh pasurine kombetare edhe nuk paguan pjesen qe i takon te paguaje. Vjedhje e perbashket me pushtetin e tashem dhe te kaluaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja