Rezultoi më efikasi në parlament, reagon Erion Braçe: Nuk jam bërë deputet për renditjen

Rezultoi më efikasi në parlament, reagon Erion Braçe: Nuk jam bërë deputet për renditjen

Pas publikimit të listës së deputetëve më efikasë nga Instituti i Studimeve Politike, një reagim ka ardhur nga deputeti më i vlerësuar, Erion Braçe.

Braçe është shprehur se nuk është deputet për t’u klasifikuar në renditje, por për bindjet e veta dhe shërbimin publik ndaj atyre që e kanë votuar.

Megjithatë, deputeti i PS-së, shprehet se nuk e mohon faktin që i pëlqen renditja.

Renditja dëshmon se, të luftosh parlamentarizmin, ta pengosh, ta bllokosh, ta dështosh, nuk bën deputetin për të cilin je zgjedhur, nuk shërbën, të largon gjithnjë e më shumë nga njerëzit!

Erion Braçe, deputet i PS-së

REAGIMI I PLOTË:

TE VLESH SI DEPUTET, NUK DO TE THOTE TE DHUNOSH NE SALLEN E KUVENDIT!

PER MUA, VLEN SHERBIMI PUBLIK PER NJEREZIT!

Natyrisht, une nuk jam bere deputet per kete renditje, jo!

Jam ne Kuvend per bindjen time dhe, sherbimin publik ndaj atyre qe me kane votuar.

Jam ne Kuvend per drejtesine, ndershmerine, barazine, sherbimin publik, te majten-troc!

Por nuk e mohoj, me pelqen kur e shoh kete renditje.

Deshmon se, te luftosh parlamentarizmin, ta pengosh, ta bllokosh, ta deshtosh, nuk ben deputetin per te cilin je zgjedhur, nuk sherben, te largon gjithnje e me shume nga njerezit!

Keto tabela, e vrasin qarte “aksionin politik”, te dhunshem e banal ne komisionet e Kuvendit, ne Kuvend vete!

Nga ana tjeter, ketij vleresimi i mungon nje komponent shume i rendesishem; per mua i barazvlefshem me punen ne Kuvend;

PUNA E DEPUTETIT NE ZONEN E TIJ!

Eshte e lidhur drejtperdrejt me sherbimin publik ndaj njerezve; Kontaktet me ta, diskutimet, marrja e mendimit te tyre;

Me thjeshte,

Pergjigjet per ta, nga telefoni i hapur apo i mbyllur, tek pergjigjet per ta, cilatdo qofshin!

(E kuptoni qe dhe kaq mungon, nje pergjigje ne telefon qe nuk kushton hic)

Per mua kjo pune- ajo me njerezit, vlen shume!

Ndryshe nuk do ta beja me punen e deputetit!


Lajmi kryesor:

LISTA/ Kush janë deputetët më efikasë dhe më pasivë në Parlamentin e Shqipërisë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë