Rezultoi pozitiv me doping, peshëngritësi Daniel Godelli: Kërkoj testin B, ajo substancë s'ka lidhje me këtë sport

Daniel Godelli, peshëngritësi shqiptar rezultoi pozitiv në testet antidoping të bëra pas Europianit 2023 në të cilin ai mori pjesë disa muaj më parë nën flamurin kuqezi. Godelli rezultoi me substancën e ndaluar SARM, teksa në një reagim në rrjetet sociale tregon se ka kërkuar testin B, pasi substanca nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron.

“Për t'i paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë arsye kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time”, tha Godelli.

Më pas 31-vjeçari nga Peqini tregon se në garë është futur vetëm për pikë Olimpike dhe jo për të garuar, pasi ka qenë i dëmtuar. Duket se Godelli ka bërë edhe analizën B, teksa tregon se pret përgjigje.

“Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkarisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, thotë Godelli në reagimin në kanalet e komunikimit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?