RIAD - Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi nisi sot një vizitë në Arabinë Saudite, aleati i afërt i Kajros që prej anashkalimit nga presidenti islamik, Mohamed Morsi në korrik 2013.
Sissi u prit, pas mbërritjes në Riad, nga mbreti i ri Salmane me të cilin, sipas medias saudite, do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon.
Në një intervistë për stacionin televiziv panarab "Al-Arabiya" Sissi konfirmoi se marrëdhëniet dypalëshe me Riadin nuk kishin asnjë krisje.
Vizita e tij në Arabinë Saudite përkoi me atë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ky i fundit, zhvilloi në mesnatë një pelegrinazh të shkurtër në Mekë dhe nuk njoftoi për një takim të mundshëm me Sissin.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë zbehur, pasi Egjipti akuzon Turqinë se mbështet Vëllezërit Myslimanë në Egjipt, kundër të cilëve Sissi po kryen një represion të ashpër. /ATSH/
/Shqiptarja.com