55 shqiptarë janë kthyer nga Britania e Madhe në Shqipëri pasi kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në këtë vend.

Po ashtu 15 të tjerë janë kthyer nga Franca pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.
 
Dy avionët kanë mbëritur sot në Rinas në orën 12:30, ndërsa ishte një operacion i Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me dy vendet. 

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen si dhe në Britaninë e Madhe.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)