Ribashkohet me prindërit, zhduket para 8 ditëve i riu! Nëna: Ma shkatërruan djalin në jetimore

Renis Kruja humb gjurmët nga Lyoni i Francës, që prej mëngjesit të datës 2 shkurt, të këtij viti. 21-vjecari doli nga shtëpia për të shkuar në një market, por nuk u kthye më. Prej vitesh, i riu një përdorues i lëndëve narkotike u largua për herë të dytë nga shtëpia, pasi pak muaj më parë, u ndalua nga policia, ndërsa u kishte deklaruar se do udhëtonte drejt Gjermanisë.

Erdhëm këtu për të kërkuar azil dhe kemi qëndruar 4 muaj jashtë, duke u endur rrugëve. Edhe tani nuk jemi pajisur me ende me dokumenta. Djali ka patur shumë probleme. Ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe ne e kemi mbajtur afër. Gjithnjë e shoqëronim, ai kërkonte të dilte vetëm. Kohët e fundit pati shfaqur shumë probleme. Me vite është kuruar. Ai fliste dhe qeshte me vete. U nis të blinte dicka dhe unë e ndoqa nga pas, por u ngjit në autobus dhe m’u zhduk nga sytë.

Në moshën 13-vjecare, pak muaj pasi bashkë me familjen kishin mbërritur në Francë, Renisi dërgohet në një qendër sociale. 5 vite më pas ai u ribashkua me familjen, por djali i vetëm i familjes Kruja ra preh e lëndëve narkotike. Ai ndiqej nga një psikiatër si dhe merrte mjekime. Për më shumë se një javë nga zhdukja e 21-vjecarit nuk ka asnjë informacion. Renis Kruja ka një fizik të dobët dhe është i gjatë 1.75 cm. Ditën që  u largua nga shtëpia ka patur të veshur një xhup të zi, tuta të zeza me vija të bardha dhe një palë atlete të bardha.

O.D./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen