Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pjesë e listës  me 23 lojtarëve të cilët do të jenë në garë për çmimin FIFA Topi i Artë këtë edicion. Ndryshe nga edicionet e tjera që mes Mesit dhe Ronaldos ka qenë një futbollist tjetër spanjoll, këtë herë është një francez dhe pikërisht ai që ka fituar Champions Leaguen me Bayernin e Mynihut. Gara duket shumë e vështirë deri në momentin final. Vendimi përfundimtar do të merret nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare si edhe nga përfaqësues të mediave të zgjedhur nga France Football. Në fillim të dhjetorit FIFA dhe France Football do të zbulojnë listën me tre lojtarë të cilët kanë më shumë vota, por pa e zbuluar fituesin duke vazhduar traditën e edicioneve të kaluara. Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet në mbrëmjen gala që do të organizohet më 13 janar të vitit të ardhshëm në Zyrih. Vitin e kaluar treshja e fundit ishin Messi, Ronaldo dhe Iniesta, me argjentinasin që e fitoi çmimin për të tretën herë radhazi dhe mbetet i vetmi që e ka ngritur trofeun nga viti 2010 kur ai filloi të quhet FIFA Topi i Artë. Por këtë edicion gara duket shumë e vështirë, pasi Ribry vjen pas një super edicioni me Bayernin që ka fituar gjithcka, madje edhe cmimin e futbollistit më të mirë të vitit në gusht, ky është një ogur i mirë për një triumf dhe në këtë cmim. Por nuk qëndrojë pas as Mesi me Ronaldon, argjentinasi ka fituar kampionatin me Barcelonën duke shënuar edhe një numër të madh golash, e njëjta gjë edhe për Ronaldon që ka qenë një makineri, por suksesi në Evropë ka munguar për të dy. Por në listë nuk janë vetëm Mesi, Ronaldo dhe Ribery, pasi në garë janë edhe emra të tjerë të spikatur si Ibra, Cavani, Silva, nga Barcelona Mesi, Neymar, Xavi, Iniesta, ndërsa nga Bayerni janë jo pak, por 6 lojtarë si Ribery, Roben, Muler, Nojer, Lam, Shvanji. Reali përfaqësohet me Ronaldon dhe Bale, Juvja me Pirlon, ndërsa nën kampionët e Evropës me Levën.
 
Lista e plotë e 23 lojtarëve
Franck Ribery - Bayern Munich
Arjen Robben - Bayern Munich
Thomas Muller - Bayern Munich
Manuel Neuer - Bayern Munich
Philipp Lahm - Bayern Munich
Bastian Schëeinsteiger - Bayern Munich
Lionel Messi – Barcelona
Andres Iniesta – Barcelona
Xavi – Barcelona
Neymar – Barcelona
Zlatan Ibrahimovic - Paris Saint-Germain
Edinson Cavani - Paris Saint-Germain
Thiago Silva - Paris Saint-Germain
Cristiano Ronaldo - Real Madrid
Gareth Bale - Real Madrid
Mesut Ozil – Arsenal
Robin van Persie - Manchester United
Yaya Toure - Manchester City
Luis Suarez – Liverpool
Andrea Pirlo - Juventus
Radamel Falcao – Monaco
Eden Hazard - Chelsea
Robert Leëandoëski - Borussia Dortmund