MYNIH - Ka fituar gjithçka me Bayernin e Mynihut. Tani i mungon vetëm një trofe që ta ketë të gjithin për vete, Topi i Artë dhe Franck Ribery nuk e fsheh se e dëshiron me çdo kusht këtë çmim. Francezi ishte një ndër protagonistët kryesorë që ndihmoi klubin bavarez drejt 3 titujve, mes të cilëve edhe ai i Champions League. Ribery mori çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s dhe tani konsiderohet si një nga favoritët për Topin e Artë.
“Topi i Artë? 2013 është viti im. Kam menduar jo pak herë për këtë çmim. Më jep më shumë fuqi. Që të jem i sinqertë, mendoj se e meritoj për atë që bëj në fushë. Synoj të arrij në nivelin më të mirë dhe të rritem profesionalisht.
Çmimi i lojtarit më të mirë në Europë më dha forcë. Isha lojtar i mirë më parë, por tani jam edhe më i mirë. Te Bayerni të gjithë besojnë se duhet ta fitoj unë Topin e Artë. Madje bashkëshortja ime ka bërë gati vendin në shtëpi se ku do të vendoset”.
Eshtë krejtësisht i bindur francezi i bavarezëve se do të jetë ai që do të marrë në duar trofeun në mbrëmjen gala të 13 Janarit. Për Bayernin e këtij sezoni, Ribery tha se Guardiola i ka dhënë shumë liri në skuadër dhe tekniku spanjoll nuk ka tentuar të kopjojë stilin e Barçës siç kishin dyshime shumë njerëz, sepse ai e di që Bayerni një klub krejt ndryshe.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com