FIFA ka zgjedhur 41 vjeçarin Ricky Martin që për të dytën herë të këndojë këngën kryesore të Botërorit, “Brazili 2014”.

Këtë është lejuar që edhe tifozët e futbollit të përfshihen në këngë, përmes garës e cila është hapur në të cilën ata mund të dërgojnë pjesë muzikore që do të analizohen dhe ndonjë prej tyre mund të përfshihet në versionin final.

Martin performoi edhe himnin e Kampionatin Botëror 1998 që u zhvillua në Francë, të titulluar “La Copa De La Vida”. Sigurisht se do të dal një version final interesant dhe më ndryshe se vitet e tjera.

ricki martin

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)