TIRANË - A duhet të riformatohet KQZ dhe si mund të bëhet kjo? Këtyre pyetjeve konstitucionalistët u janë përgjigjur në mënyra të ndryshme.
Për juristin Sokol Hazizi, institucioni më i lartë zgjedhor duhet të riformatohet patjetër, pasi nuk ka funksionuar dhe këtë ai e bazon në dy arsye; ajo e mungesës së kuorumit dhe për shkak të vendimmarrjeve në kundërshtim me ligjin. Sipas Hazizajt, duhet reformë zgjedhore.
"Institucioni i administrimit zgjedhor duhet të jetë jo vetem i pavarur, por edhe profesional, që do të thotë, që nuk duhet të jetë produkt i politikës, duhet të jetë produkt o i gjyqësorit, ose produkt i zgjedhjes vetëm për shkaqe profesionale. Një pjesë e reformes zgjedhore, që u miratua në reformën e fundit zgjedhore, nuk funksionoi dhe pa dyshim o duhet të qëndrojnë, ose duhet të largohen si dispozita. Ajo çka ne duhet t'i ofrojmë qytetarit shqiptar, e cila është domosdoshmëri është: si mund që vota të afrohet me qytetarin, pra qe vota të numërohet për shkak dhe pasojë të dëshirës së qytetarit", u shpreh Hazizaj.
Por për ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zotin Kristaq Kume vendimi për riformatimin e këtij institucioni mund të bëhet vetëm në dy rrugë.
"E para; nëse arrihen të gjenden fakte, që një nga anëtarët e KQZ plotëson kushtet të parashikuara në nenin përkatës të Kodit Zgjedhor për ndërprerjen e mandatit, atëherë mund të zbatohet kjo gjë dhe i ndërpritet mandati. Ndërprerja e mandatit të anëtarëve aktualë të KQZ mund të bëhet edhe në një rrugë tjetër, atë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor", propozon Kume.
Që pas largimit të LSI-së, që në muajin prill, nga koalicioni i djathtë PD-ja nisi procedurat për zëvendësimin e anëtarit të saj në KQZ.
Kjo shkaktoi debate të ashpra për ndërhyrje politike në KQZ, ndërsa u shoqërua me dorëheqje të dy anëtarëve, të propozuar nga Partia Socialiste dhe PBDNJ, si dhe dorëheqjen e nënkryetarit të saj, Denar Bibës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com