Rigjykohen komandantët e UÇK-së të Zonës së Llapit

Rigjykohen komandantët e UÇK-së të Zonës së Llapit
PRISHTINE -  Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të njohur më shumë si “Grupi i Llapit”, sërish do të përballen me drejtësinë. Procesi i rigjykimit do të jetë me akuzat e vjetra, informon avokati Tomë Gashi. Latif Gashi është deputet i PDK në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Rrustem Mustafa është kryetar i komisionit për siguri dhe ish deputet, por në kohën e luftës ishte komandat i Zonës Operative të Llapit.

Gjykimi i parë u bë para dhjetë vjetëvë, por rigjykimi do të jetë pasi Gjykata Supreme e Kosovës e rrëzoi aktvendimin e shkallës së parë, me ç’rast tre ish-eprorët e UÇK-së i dënoi me gjithsej 13 vjet burg.

Tre ish-komandantët e Zonës Operative të Llapit do të rigjykohen në tri seanca në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, vetëm për një pikë të aktakuzës, që ka të bëjë me rrahjen e torturimin e civilëve shqiptarë në një kamp të UÇK-së, në Llapashticë të Podujevës.

Avokati Tomë Gashi, i cili e ka mbrojtur Naim Kadriun, i cili tashmë ka ndërruar jetë, mendon se si duket, dikush ka arsye që ky rast mos të mbyllet me akt të plotfuqishëm.

“Kjo po bëhet me qëllim, sepse këta tre janë tre ish-eprorët me të lartë të UÇK-së në Llap dhe zvarritja për më shumë se dhjetë vjet po bëhet me qëllim nga qarqe të caktuara. Duke qenë nën këtë presion, këta mund të jenë më lehtë të shantazhuar”, ka thënë Gashi.

Avokati që dikur ka mbrojtur edhe Rrustem Mustafën, mendon se me inicimin e këtij rasti dhe mospërfundimin e tij, është tentuar që të krijohet një njollë mbi UÇK-në.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete