SHBA- Mund të duket e guximshme, por është një nismë e vërtetë. Ylli i muzikës POP, Rihana ka vendosur të sfidojë politikën ruse për propagandën anti-homseksuale, që kanë prekur edhe Lojërat Dimërore në Sochi. 

Ajo, nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale, është duke kërkuar forcimin e mbështetjes nga artistë dhe fansa të saj, që bashkarisht të zhvillojnë fushatën kundër propagandës anti-gay në Rusi. 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë dy muaj më parë se Rusia, ndryshe nga vende të tjera nuk kriminalizon marrëdhëniet homoseksuale. “Ne nuk do të dëbojmë njeri dhe nuk do të arrestojmë asnjënjeri”, citohet nga CNN të ketë thënë Putin. 

“Kjo është arsyeja që ju mund të ndiheni të sigurt dhe të lirë, por ju lutemi lëreni fëmijët tanë të qetë”, tha thënë ai.

Në qershor, parlamenti rus miratoi një ligj që e bën të paligjshme t’u tregosh fëmijëve për barazinë mes një çift tradicional dhe një çifti gay. Bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar gjerësisht ligjin si arkaik dhe diskriminues.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)