Është komentuar mjaft në media një lidhje me munshme mes aktorit Leonaedo Di Caprio dhe këngëtares nga ishujt Barbados Rihanna.

Mesa duket marrëdhënia e tyre nga personale do të kaloj në planin profesional. Sipas mediave të huaja Di Caprio dëshiron që Rihanna të interpretojë së bashku me të në prodhimin kinematografik të ideuar prej tij “The Crowded Room”.

“Leonardo Di Caprio, është duke punuar intensivisht për projektin e tij të ri dhe mendon se Rihanna do të ishte e përshtatshme për filmin e tij”,-shkruan Daily Mirror.  

"The Crowded Room", është filmi më i ri i Di Caprios, i cili do të luajë rolin e kriminelit skizofrenik Billy Milligan. Ndërkohë Rihanna do të ketë rolin e njërës prej viktimave të tij.

rihanna

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)