Rihapet dyqani veshjeve Mango në QTU, për herë të parë edhe koleksion për meshkuj

Ky dimër do të jetë përplot ngjyra të këndshme dhe të veçanta, materiale të buta dhe të rehatshme, për sa i përket koleksionit të ri në Mango ku krahas veshjeve për femra shtohet edhe koleksioni i meshkujve

Mango këtë sezon vjen edhe me koleksionin për meshkuj, i cili do ndryshojë garderobën e çdokujt që do i zgjedhë. Me një ceremoni të veçantë, u bë dhe rihapja e dyqanit Mango në QTU, ku përveç blerësve të rregullt, morën pjesë dhe mjaft personazhe të njohur të ekranit.

Dy stilistët Niko Komani dhe Stela Sallaku treguan për Report Tv më shumë detaje se çfarë përmban koleksioni i ri si për femra ashtu edher për meshkuj.

Këtu mund të vijnë meshkuj biznesmenë, që kërkojnë gjithmonë gjëra të reja për punë, por edhe të rinjtë më klasikë. Trendet më të fundit ishin xhinset që ishin shumë skinny, që unë se prisja nga Mango. Në Mango unë mund të blej cdo gjë, që nga xhinset e deri tek pardesytë. Janë investim i duhur, Mango i është mbajtur koleksionit që është në botë.

Niko Komani dhe Stela Kallaku, stilistë

Ndërsa qytetarët që nxituan menjëherë të përfitonin nga uljet, u shprehen të entuziazmuar për risitë e reja.

Ende se kemi bërë zgjedhjen, na duket shumë mirë. Ideja e koleksionit të ri po më pëlqen.

Qytetarët

Menaxherja e marketingut Ornela Kastrioti, tregon se për herë të parë në Shqipëri është hapur Mangoman, dhe ky koleksion është pritur mjaft mire.

Jemi në një festë në dyqanin Mango në QTU. Risi ëshë linja e meshkujve. Sjellim atë cfarë blerësve meshkuj iu ka munguar gjatë viteve të fundit.

Ornela Kastrioti, menaxhere e Marketingut në Mango

Pallto të shkurtra dhe të gjata, fustane të thjeshta dhe për mbrëmje, pantallona dhe xhinse të të gjitha llojeve, Mango është padyshim zgjedhja e duhur për të gjitha preferencat tuaja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës