/ATSH-AFP/ - Ministrat hungarez dhe serb të Brendshëm, Sandor Pinter dhe Nebojsa Stefanovic rihapën sot pikën kryesore kufitare mes dy vendeve, mbyllur që prej të hënës nga Budapesti, pas hyrjes në fuqi të një ligji antiimigrantëve.
Pika kufitare Horgos 1-Rosszke 1, portë kryesore e hyrjes drejt Bashkimit Evropian ndodhet rreth dy kilometra nga pika kufitare Horgos 2-Roszke 2, që vazhdon të jetë e mbyllur dhe ku ndodhën përplasje të dhunshme disa ditë më parë mes imigrantëve dhe policëve hungarezë.
Dy ministrat kanë hequr në mënyrë simbolike bllokadën që ishte vendosur mes autostradës që lidh Beogradin me Budapestin, aksi kryesor rrugor mes Evropës juglindore dhe Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
/Shqiptarja.com