Kjo pas konfliktit me këngëtarin Flori Mumajesi, pasi ky i fundit nuk kishte shlyer një shumë parash për këngët e postuara atje, duke mbyllur kështu rrjetin e tyre në You Tube si hakmarrje.
Tanimë ajo është rihapur përsëri dhe të gjiothë artistët mund të postojnë këngët e tyre.
Kjo platformë numëron mbi 1300 video dhe mbi 73 milion shikime për më pak se 2 vjet dhe më shumë se 12 mijë abonentë.
ArkivaShqip është një platformë legale që mbron të drejtat e të gjithë artistëve shqiptarë, të drejtat intelektuale të veprave të tyre nëpërmjet eksperiences internacionale të kompanisë Acromax GmbH në Gjermani.
Nuk është hera e parë që kanali i ArkivaShqip mbyllet dhe betejat nëpërmjet kanaleve Youtube tashme janë çështje e ditës.
Vlen të përmendet këtu se nga kjo pësoi këngëtari Sabri Fejzullahu kënga e të cilit u mbyll nga “You Tube”.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)