Rihapet pas 10 vjetësh, Muzeu
Kombëtar i Amsterdamit

Rihapet pas 10 vjetësh, Muzeu <br />Kombëtar i Amsterdamit
Kryeveprat e Rembrandit dhe mjeshtrave të tjerë holandezë janë gati për t’u vizituar në Muzeun Kombëtar të Amsterdamit, i cili është planikifikuar të hapet javën e ardhshme, pas një pauze dhjetëvjeçare.

Muzeu, të cilit rinovimet i kanë kushtuar 375 milionë euro, do të hapet për publikun më 13 prill pas ceremonisë së inaugurimit nga Mbretëresha Beatrix.

Që nga koha e hapjes në 1885, “Rijksmuseum” u bë shtëpia më e madhe, që ruante thesarin e epokës së artë të artit, mbushur me piktura nga mjeshtrit si Rembrandt, Vermeer, Jan Steen dhe Franz Hals.

Ndërtesa e është projektuar nga arkitekti hollandez Pierre Cupryes dhe tregon shkrirjen mes artit gotik dhe arkitekturës së Rilindjes.

Muzeu i famshëm i Amsterdamit u mbyll në vitin 2003 me qëllim zgjerimi. Muzeu i rinovuar ka ruajtur origjinalitetit e tij duke i mbijetuar viteve të ekzistencës, por ka vendosur brenda arkitekturës së tij shumë edhe nga teknologjia e shekullit 21, si për shëmbull në ndriçim.

“Rijksmuseum” është cilësuar si një nga muzetë më të mëdhejn të botës dhe ruan pothuajse 1 milion objekte arti, shumë prej tyre kryevepra të shek. XVII-të të artit hollandez.

Redaksia online
(l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve