TIRANË- Pas dështimit të tenderit të parë për rindërtimin e 2500 banesave individuale Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rihapur përsëri tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e banesave të dëmtuara dhe shembura si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Tenderi është rishpallur në Agjencinë e Prokurimeve publike dhe është me fond limit 6.186 miliardë lekë pa TVSH.
Sipas dokumenteve shoqëruese të tenderit ndërkombëtar janë dy versione që mund të ndiqen, për ndërtimin e këtyre banesave. Në versionin e parë parashikohet ndërtimi i banesave individuale (1+1, 1+2, 1+3) me metodologji modulare, me konstruksion metalik parafabrikat dhe panele parafabrikate fiber cimento (antisizmike, eficience te larte energjie). Ndërsa në versionin e dytë ndërtime sipas projekteve tradicionale.
Të dyja këto versione kanë kosto të ndryshme për ndërtimin e banesave, pasi sipas versionit të parë për ndërtimin e një banese 1+1 do të shkojë 2.188 milionë lekë pa TVSH. Një banesë individuale 1+2, vlera e ndërtimit është 2,507 milionë Lekë pa TVSH dhe një banesë individuale 1+3, vlera 3,1 milionë lekë pa TVSH.
Ndërkohë sipas versionit tradicional një banesë 1+1 do të kushtojë 2.1 milionë lekë pa TVSH, për një banesë 2+1 është parashikuar 2.5 milionë lekë dhe për një banesë 3+1 është parashikuar në vlerën 3.1 milionë lekë pa TVSH.
Sipas Ministrisë së Rindërtimit, FSHZH do të ndërtojë 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1. FSHZH pritet të ndërtojë 2500 banesa individuale në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Banesat individuale që do të ndërtohen do të jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, ato janë të projektuara që të kenë një kosto financiare të ulët ndërtimi dhe të kenë eficiensë energjie.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
37.5%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk e di
37.5%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor 2024, 17:00
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor 2024, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor 2024, 16:36
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (VIDEO)
12 Nëntor 2024, 16:17
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor 2024, 17:15
-
'Shkundja' e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
7 Nëntor 2024, 16:01
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor 2024, 10:10