Shorti/Rihapja e dosjes 'Azem Hajdari', Izet Haxhia në dorë të gjyqtarit të '21 janarit'
Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosje në afat dhe rihapjen e dosjes “Hajdari”. Shorti ka caktuar gjyqtarin Besnik Hoxha, i cili ka rigjykuar '21 Janarit', ku gardistët morën pafajësi për vrasjen e 4 protestuesve
Hidhet shorti dhe përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.
Shorti i Gjykatës së Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.
Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm gardistët e 21 janarit
Gjyqtari nuk është i panjohur për opinionin publik. Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.
I vendosën tritol në 2012-ën
Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.
Tre vite më parë, një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli i vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni
12 Shtator, 19:26
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator, 18:50
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura
12 Shtator, 09:49
-
Ferdinand Dervishi kujton Azem Hajdarin: Do vritem unë i pari tha mos kini frikë, na motivoi të çanim kordonin e policis! Kryesoi lëvizjen studentore
10 Shtator, 20:33
-
26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Ferdinand Dervishi: Në Tiranë të gjithë e dinin! Izet Haxhia personazhi më enigmatik, Haklajt ishin të bindur se Azemi i godiste
10 Shtator, 20:19
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator, 19:37
-
Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit, 'Vettingu' nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha
25 Korrik, 16:31
-
Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa
12 Korrik, 20:27
-
Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën
27 Maj, 16:58
-
Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë
26 Maj, 14:29
-
Rihapet dosja/ Për të mos harruar kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998 (FOTO-VIDEO)
14 Shkurt, 12:57
Besnik Hoxha ka kryer 2 vjet Shkollen e Larte te Ministrise se Puneve te Brendshme ne degen e Sigurimit te Shtetit pastaj mqns ishte pinjoll i klanit Kapo u transferua ne Fakultetin e Juridikut. Ky person eshte prova se Shqiperine e komandojne akoma fije te Sigurimit te Shtetit qe therasin operativet e tyre sa here u duhet te kryejne kombinacionet politike-kriminale.
PërgjigjuKy eshte komunisti qe denoi xhelal mziun. Po e merrka rigjykimin izeti
PërgjigjuKerkesa do pranohet. Gjyqi do rihapet. Berisha dhe Izeti do marin te dy se bashku denim si bashkepuntore ne vrasjen e Trafikantit dhe Kontrabandastit Azem Hajdari,
PërgjigjuBesnik Hoxha me kacurrelat pas qafe te lyera me gel? Hahahaha Nuk e kalon vetingun ky plehre e koruptuar. Nuk e kalon as nga justifikimi i pasurise dhe as profesionalisht. E mbani mend si bente karshillek me Porche kur shpalli te pafajshem kriminelet e 21 Janarit?
PërgjigjuAs qe behet fjale te filloje gjykimin ky palo gjyqtar! Izeti eshte 100% e sigurte qe do e refuzohe kete person, biles vete ky nuk do e pranonte kete ceshtje se e di qe eshte karte e djegur nga Vettingu.
PërgjigjuKy qelbësir gjykatës duhet të futet në burg jo të vazhdoj të jet në drejtësi një fundërrin si ky. Po familjet e të vrarve në 21 janar sjan burra po jan plera dhe ata që sbëjnë vet gjyqsi e ti tregojn dhe këti qelbësire si është drejtësia ti vrasin kti fëmijët e ta kuptoj ky pler se çdo të thot të vrasin me pa drejtësi .
PërgjigjuMos fol budallalleqe dhe nuk ke te drejte te ofendosh askend. Vdes apo vritet dikush per faj te dikujt nuk do te vdesin edhe te tjeret. Mjaft me hakmarrje primitive. Hakmarrja ka marre vetem te pafajshem. Autoret e krimit jane ruajtur perhere. Sa per Izetin dhe vllazrit e tij i hypen kalit per sprapthi. Dikush i vrare dikush ne burg. Kjo eshte kur kthehesh qorr i botes. 1000 here te jem ne vendin e tij nuk do te kisha bere budallalleqet e tina e te vllazerve Haxhia!
Procesi do jete i gjate, my nuk ka kaluar vetting ende, me gjasa shume mund te mos jete pjese e procesit, vec ne e rrefuzofte rihapjen e dosjes po ne mos ky, nje tjeter do e hape se e hap Gjykata Nderkombetare si e pjese e "gjykimit te drejte" qe perket cdo personi ;)
Përgjigju