TIRANE - Gjykata e Tiranës ka rihapur çështjen penale për tre mjekët e spitalit “Nënë Tereza”, Altin Kuqo, Vjollca Spahiu dhe Elida Mjekaj, për hetimin e të cilëve protestonte vashdimisht para prokurorisë shtetasi Nikoll Jakaj. Ky i fundit, 67-vjeç kishte humbur bashkëshorten e tij Dile Jakaj, gjatë një kurimi mjekësor në QSUT dhe pas vdekjes së gruas, Nikolla ka akuzuar tre mjekët e mësipërm se kishin abuzuar me mjekimin, gjë e cila ka sjellë dhe humbjen e jetës së pacientes.