Shorti i hedhur sot i Champions League për fazën e 1/8 ka prodhur tre superpërballje. ‘Goglat’ vendosën që Real Madrid të vihet kundër Paris SG, që janë dy nga pretendetët për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj. Pafat ka qenë edhe Interi i Simone Inzaghit, që për herë të parë pas 10 viteve kalon në fazën me eliminim direkt.
Zikaltërit do përballen me Liverpool, skuadrën 6 herë kampione të Champions League. Supersfida tjetër që do të ndezë Europën do jetë mes Atletico Madrid dhe Manchester United.
Me fat nga ky short kanë dalë Juventusi, Chelsea dhe Manchester City. Bardhezinjtë e Italisë përballjen dyshe do ta ketë me Villareal, Chelsea kampion në fuqi i Europës është vënë kundër francezëve të Lille, ndërsa City dylufton me Sporting. Edhe Bayern ka dalë i buzeqeshur nga shorti pasi në 1/8 sfidohet nga Salzburg. Një përballje mes të barabartëve mund të konsiderohet ajo mes Benfica-s dhe Ajax.
Ky është sezoni i dytë radhazi ku goli në fushë kundërshtare nuk ka fuqi të dyfishtë, ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 15 dhe 16 shkurt. Ky ishte edhe një short i paprecedentë i hedhur nga UEFA, pasi u përsërit. Shorti i orës 12:00 u bë nul edhe pse kishte përfunduar për shkak të një problem teknik, ndërsa u rihodh në orën 15:00.