Riindeksimi i pensioneve, ja
mënyra si do rriten në 2017-ën

Riindeksimi i pensioneve, ja<br />mënyra si do rriten në 2017-ën
Në 2017-n do të ketë një rritje të pensioneve, për të gjithë të moshuarit. Qeveria ka vendosur të “hapë thesin” për pensionet dhe për pagat. Në këtë mënyrë pritet që pensionet minimale, pensionet mesatare dhe pensionet e larta, të pësojnë një rritje të kosniderueshme. Ministri i mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka konfirmuar një ditë më parë, se të gjitha pensionet do të rriten. Por si do të behet rritja? Sipas Klosit do të bëhet një riindeskim i pensioneve. Nga Shkodra ku zhviloi një takim me të moshuarit, në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, Klosi bëri publike mënyrën se si do të rriten pensionet.

“Po punojmë fort që sot t’ju japim një lajm të mirë: atë të ngritjes së pensioneve. Duke kërkuar një riindeksim të gjithë skemës së pensioneve. Sot reforma e pensioneve ka bërë të mundur që jo vetëm të kemi një performim më të mirë të skemës  dhe  kemi mundësinë që nëpërmjet reformës, ne të rrisim pensionin. Kemi mundësinë, që nëpërmjet reduktimeve të gabimeve që ka patur skema e pensioneve, sot ne të afrohemi më shumë me të gjithë pensionistët dhe ata që meritojnë nga shteti, një përkujdesje më të mirë. Si Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, këtë vit duke dashur të jemi sa më pranë pensionistëve,  buxhetin me te madh ja kemi dedikuar tërësisht qendrave të të moshuarve”, - u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale gjatë takimit me të moshuarit.

Riindeksimi
Në muajin korrik, qeveria vendosi të indeksojë pensionet, aq sa ç’ishte niveli i inflacionit dhe të gjitha përfitimet u rritën me 1.6%. prej tre vitesh qeveria ka rritur pensionet aq sa është niveli i inflacionit(rritja e çmimeve) dhe siç duket, pritet që shumë shpejt të bëhet një tjetër ndryshim i masës së përfitimeve. Burime të gazetës, bëjnë me dije se pensionet do të rriten me kategorizim. Kjo do të thotë se do të rriten më shumë pensionet minimale. Ende nuk dihet sa do të jetë shifra e riindeksimit që do të bëjë qeveria, por pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin shtesë në pensionin e tyre.

Në Shkodër
Nga Shkodra, ministri Blendi Klosi u shpreh se do të ketë një përkujdesje më të madhe ndaj moshës së thyer. “Kjo përkujdesje e cila ofrohet me kaq bujari jo vetëm nga institucionet shtetërore, por duhet të kërkojmë që kjo bujari të vijë edhe nga komuniteti i biznesit, të vijë dhe nga ata njerëz që kanë mundësinë të jenë pranë këtyre të moshuarve. Po ashtu, institucionet shtetërore, do duhet që këtë përkujdesje ta dëshmojnë nëpërmjet legjislacionit. Ne si Ministri jo vetëm kemi ndërtuar ligjet e reja të cilat do të kërkojnë ngritjen e institucioneve të reja, si ajo e ndërmarrjeve apo përkujdesit social”, - theksoi Klosi në takimin me të moshuarit.

klosi

klosi


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës