Rijetësimi i objekteve historike, 100 mln lekë për vetëm për vitin 2022, Ministria e Kulturës: Punimet do të bëhen nga privati, ja ç’ndodh për ata që refuzojnë skemën

I hapur për të gjitha qytetet e Shqipërisë, Bonusi i Rijetësimit të Objekteve Historike, është në fazën e informimit publik dhe të përmirësimit të kritereve. Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Ergis Sefa shpjegon për “Report tv” afatet dhe se si do të procedohet me aplikimet.

“Në fund të këtij muaji, ne hapim thirrjen për publikun, e cila do të qëndrojë e hapur për 15 ditë deri sa të mblidhen aplikimet. Më pas ka një procedurë që nuk do të zgjasë më shumë se 30 apo 40 ditë në varësi të fluksit të aplikimeve”, thotë Sefa.

Kostot e Bonusit, do të  mbulohen nga  Fondi i Trashëgimisë Materiale.

“Fondi për skemën e bonusit që po flasim është 100 milionë lekë vetëm për vitin 2022 . Qëllimi ynë është ky: Ne nisim për herë të parë këtë skemë. Testojmë efikasitetin që ka kjo skemë në terren. Nëse mësojmë nga ato praktika të mira, mësojmë dhe nga ato barriera që na dalin rrugës dhe pa dyshim që të përsëritet edhe në vitet në vijim”, vijon ai.

Prej skemës “A” të projektit, që përfshin çështje të restaurimit të banesave, duke i’u dhënë prioritet ndërhyrjeve më emergjente, pronarët mund të përfitojnë deri në 1 milionë lekë.

“Dhe skema B është për grantet më të mëdha në varësi të projektit dhe vendimit të komisionit të pavarur që do të vlerësojë projektin. Nuk është e thënë që të jetë patjetër 5 apo 1milionë lekë, është në varësi të planit të biznesit dhe të nevojës për restaurim që ka vetë objekti”, tha Sefa.

Por a do të kemi ndërhyrje me forcë në rast se pronarët e objekteve historike, refuzojnë të bëhen pjesë e këtyre skemave?

“Nuk është synimi jonë të forcojmë apo të ndërhyjmë aty ku nuk na lejon ligji, apo aty ku nuk do ishte mirë të ndërhynim. Por, qëllimi ynë është e kundërta, të ndihmojmë qytetarët, pronarët, që duan të restaurojnë ambiente e tyre dhe ta kthejmë në mundësi biznesi për zhvillim social-ekonomik , jo vetëm të tyre, por edhe të zonës ku ata jetojnë”, u shpreh Sefa.

Pas shpalljes së fituesve, siç bën me dije Sefa do të jenë vetë pronarët që do të kontraktojnë një firmë private për punimet, ndërsa Ministria e Kulturës, që pas Gjirokastrës, këtë të martë prezanton projektin në Krujë, do të ketë funksion mbikëqyrës.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat