Kreu i Bashkisë së Vlorës i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Amerikan për problemet me zemrën pas arrestimit nga prokuroria e Vlorës, i pyetur nga A1 Report nëse do të kandidojë sërish në qytetin e Vlorës si kryetar bashkie, Gjika e ka evituar përgjigjen duke thënë se primar për të është shëndeti.
"Në situatën që jam nuk më shkon mendja të zgjedhjet, por të përmirësoj shëndetin tim dhe të vijoj detyrën time që më kanë zgjedhur qytetarët Vlorës."- tha Gjika.
Lidhur me akuzat ndaj tij, Shpëtim Gjika deklaron se arrestimi është një makinacion politik
“Nuk kam abuzuar. Pronarët e pallatit 11-katësh janë autoktonë.”- tha Gjika duke shtuar se "Por sigurisht që këtu luhen skenarë të mëdhenj, unë do të përdorë në fund të fjalës sime një fjali që e kam përzemër. Nuk keni parë gjë akoma. Sepse siç dyshohet për Shpëtim Gjikën dhe prokuroria mos kujtoni se është shenjti në Shqipëri. Nuk keni parë gjë akoma se çfarë ka bërë prokuroria jo vetëm në rastin tim por dhe në shumë raste të tjera. Rasti im do vërtetojë shumë gjera, se çfarë fuqish të jashtë ligjshme ka bërë prokuroria në disfavorin tim:"
Kryebashkiaku i Vlorës thotë se do t’u qëndrojë pranë qytetarëve të Vlorës dhe se nuk do t’i tradhtojë në asnjë moment. “Janë pikërisht ata që më kanë zgjedhor në vitin 2003, 2007 dhe 2011 dhe duket se atij I mjafton kjo mbështetje e elektoratit të tij”, shprehet Gjika, duke mos harrojë të falënderojë stafin e Spitalit Amerikan për kujdesin ndaj tij.
Gjika u arrestua të premten në banesen e tij per shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, pasi dyshohet se ka dhëne leje të jashtëligjshme për ndertimin e një pallati 11 katësh në Vlorë.
Gjika: Nuk kam penguar askënd, akuza qesharake
Qesharake i ka cilësuar Shpëtim Gjika akuzat e Prokurorisë se ka penguar punën e tyre në 4 raste, për kët ai jep edhe shpjegimin.
“Akuza sa absurde edhe qesharake. Nuk kam qenë pengesë për askënd. Hedh poshtë këto akuza. Prokuroria m akuzon se kam penguar punën e tyre në 4 raste. Më 29 janar ka ardhur për herë të parë Prokurori Kuliçaj. Ai ka parë vetë se shkresa e nisur prej ta më datë 27 ka mbërritur kur ai ishte në zyrë. I kam thënë që nuk do të bëj gabimin e para 1 viti, u thashë përgjigjja do jetë po me shkresë. Në datën 2 kam qenë duke u marrë me përmbytjet, i kam dërguar shkresë në të cilën u drejtohem se për shkak të kushteve të më lihej kohë. "-tha Gjika.
Shtrimi për t’i shpëtuar burgut? Gjika: Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim
Me ironi i është përgjigjur Gjika pyetjes lidhur me dyshimet e akuzës s ai ka përdorur sëmundjen, për të evituar qendrimin në burg.
"Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim. Nëse kam bërë apo koronorografi kjo vërtetohet nga kartelat. Unë kam bërë të gjitha procedura pa pasur asnjë lloj benefiti. Pasi kam pasur përkeqëm të shëndetit jam sjellë në spitalin e burgut në Tiranë. Kam kërkuar trajtim të specializuar mjekësor, më orientuan për këtu."- tha Gjika.
Gjika: Urdhër-lirimi im pas 72 orësh, që të shqyhej zyra në Vlorë
Shpëtim Gjika ka deklaruar se atij i është vonuar për 72 orë urdhër-lirimi. Dhe kjo sipas tij është bërë e qëllimshme nga ana e Prokurorisë në mënyrë që të hynte me forcë në ambientet e zyrës.
/Shqiptarja.com

VIDEO