Rikardo Kaka për Modriç: Futbolli për të është si një vallëzim

Rikardo Kaka për Modriç: Futbolli për të është si një vallëzim

Rikardo Kaka dhe Luka Modriç

Kroacia dhe Franca do të përballen me njëra-tjetrën për titullin kampion bote. Ylli kroat Luka Modriç është pika kryesore e ekipit të Kroacisë. Ai është vlerësuar maksimalisht për paraqitjene tij në këtë Botëror. Futbollisti brazilian, Rikardo Kaka, është një nga futbollistët që është shprehur shumë pozitivisht për Modriç. Sipas brazilianit, Modriç, është një nga lojtarët më të mirë dhe e bën futbollin të duket i lehtë. Ai tregon gjithashtu se të luash në Kampionatin Botëror është shumë e vështirë  dhe Modriç luan sikur çdo gjë është normale.

Luka me lojën e tij na tregon se është lehtë të luash. Më besoni nuk është aspak e lehtë që të luash futboll. Të luash në Kampionatin Botëror është edhe më e vështirë. Dhe ai luan sikur çdo gjë është normale. Është si një vallëzim për të. Dhe tani ai është një lojtar i mrekullueshëm në nivelet më të larta. Katër Liga të Kampionëve, një finale të Botërorit dhe shiritin e kapitenit për kombëtaren e tij. Më vjen shumë mirë pasi ai e meriton këtë sepse është një djalë shumë i mirë, kështu që urime për Modriçin.

Rikardo Kaka, futbollist

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë