Por, si ka qenë e vërteta asnjë nuk di ta thotë, pasi Rikja ende nuk ka folur në asnjë media për lojën e saj në BB6. Megjithatë ne kemi mundur të kemi të reja nga jeta e përditshme në Tiranë e bukuroshes me sy blu. Pas daljes nga Big Brother, Rikja nuk është fotogrfuar me Noziyn, por me “rivalin” e tij Stresi.
Ata të dy, siç shihet edhe në foto kanë shijuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit një kafe dhe duken mjaft miqësorë. Nuk e dimë nëse Rike, po pretendon të ketë ndonjë bashkëpunim me Stresin dhe kjo ka qenë thjesht një kafe pune.
Ajo që na lënë të kuptojmë se mes tyre nuk është një raport i largët, është qëndrimi shumë i afërt e miqësor ndaj njëri-tjetrit. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim dhe se kush do “ta ketë” përfundimisht Riken, vajzën që ka çmendur gjithë djemtë me pamjen e saj. Ama ajo që mund të themi me siguri është se të gjithë e duan!
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)