Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, do të vazhdojë edhe të sot bisedimet me zyrtarët politik të Serbisë, në përpjekje për të matur
pulsin për mundësinë e formimit të koalicionit të gjerë qeverisës ndërmjet Partisë Përparimtare të Nikoliçit dhe demokratëve të Tadiçit.
 Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Beograd, diplomati amerikan ka biseduar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç me ç’ rast është konfirmuar se Serbia do të bashkëpunojë me SHBA, kurse departamenti i shtetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën qeveri të cilën e zgjedh Kuvendi i Serbisë.