Rikja e BB6: “Nuk jam rome, jam nxirë në Karaibe”
Unë kam qenë një muaj në Karaibe para se të vija në Big Brother dhe ndaj kam këtë ngjyrë. Me këto fjalë është përgjigjur ish banorja simpatike e Big Brother 6 Rike Roci. E përfolur shumë në media jo vetëm për format e saj trupore, por edhe për lidhjen me
Unë kam qenë një muaj në Karaibe para se të vija në Big Brother dhe ndaj kam këtë ngjyrë
Me këto fjalë është përgjigjur ish banorja simpatike e Big Brother 6 Rike Roci. E përfolur shumë në media jo vetëm për format e saj trupore, por edhe për lidhjen me reperin e njohur Noizy, Rikja nuk ka pranuar deklaratat e ish-banorit të BB4 Toros, i cili në një intervistë ka treguar se e njeh Riken pasi janë nga i njëjti qytet.
Por veç fjalëve të mira që ka thënë për të Toros ka pohuar publikisht se ajo vjen nga komuniteti rom. Por, Rikja e ka mohuar kategorikisht këtë gjë në Fun Club, pasi gjatë javës ajo nuk ka pranuar të japë intervista në mediat e shkruara në vend, pasi ka vendosur që të jetë në kopertinën e një reviste.
Madje njerëzit afër saj thonë se ajo do të paguhet për të bërë këtë cover. “E falenderoj atë ish banorin, Toros, por nuk e di me çfarë guximi flet për familjen time. Unë pak a shumë e lexova intervistën dhe nuk është ajo lagjia ime ku jam rritur, lagjia ku thotë ai në intervistë..
Unë nuk jam nga komuniteti rom me gjithë respektin që kam për atë komunitet. Unë kam qenë një muaj në Karaibe para se të vija në Big Brother dhe kam marrë ngjyrë atje. Por veç kësaj unë bëj dhe shumë solar”, ka thënë vajza bukuroshe.
Ndërkohë që ajo e mohon këtë gjë shumë njerëz të afër, ata që janë nga Durrësi sidmos dhe që e njohin e thonë me siguri se ajo është e komunitetit rom, në fakt diçka krejt pa rëndësi, sepse në botën që jetojmë sot nuk ka nevojë për cilësime të tilla, ngjyre apo rrace. Megjithatë fakti që Rike e mohon diçka të tillë nuk mund të mos të të bëj përshtypje, e po ashtu të shohësh qartë se ende në Shqipëri të jesh i një komuniteti tjetër nuk është aq e lehtë për tu pohuar.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
98/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.9%
-
Opozitës
75.3%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 2513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia shkëmben të burgosur të luftës me Ukrainën
18 Tetor, 22:30
-
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
18 Tetor, 22:22
-
Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend
18 Tetor, 22:02
-
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën
18 Tetor, 21:48
-
Ja pse marrja e vitaminës C është e rëndësishme në këtë periudhë, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet
18 Tetor, 21:30
-
Ja si e gërmuam BUNKART 1! Të pathënat e Objektit 0774! Esencë-Report Tv
18 Tetor, 21:25
-
Biden: Mund të jetë më e lehtë të arrihet një armëpushim në Liban sesa në Gazë
18 Tetor, 21:18
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Kurti në Paris: Kosova në mesin e ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan
18 Tetor, 21:00
-
Refuzimi i votimit elektronik, reagon Basha: U flak në plehra beteja e demokratëve! Pazari me sabotimin e reformës zgjedhore doli sërish në sipërfaqe
18 Tetor, 20:53
-
Mero Baze: Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00
18 Tetor, 20:47
-
Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore
18 Tetor, 20:33