Rikompozimi i KQZ-së,
PS paraqet sot propozimet

Rikompozimi i KQZ-së,<br />PS paraqet sot propozimet
TIRANE - Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore pritet të mblidhet sot për të vazhduar diskutimet mbi ato nene që kanë mbetur pezull dhe që mbeten pikat më të nxehta të diskutimit mes palëve.

Në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë miratuar në parim kapitujt që lidhen me procesin e administrimit të zgjedhjeve, atij të ankimimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pranë Kolegjit Zgjedhor.

Arritja e një marrëveshje, që do të kurorëzohej me miratimin në Kuvend të ndryshimeve në kodin zgjedhor, ka mbetur pezull për çështjet që lidhen me rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procedurat ankimore dhe transparencën e materialeve zgjedhore, si dhe zbatimin e një projekti pilot për votimin dhe identifikimin elektronik.

Mazhoranca pretendon se deri tani i ka pranuar të gjitha kërkesat e opozitës, e për pasojë duhet të jetë kjo e fundit që të tërhiqet në shenjë kompromisi. Ndërsa për opozitën kompromisi është i pamundur pa reformimin e KQZ-së, që shihet prej saj si domosdoshmëri për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjitha palët.

Por, dy partitë parlamentare kryesore gjenden përballë presionit të partive të vogla parlamentare dhe jo parlamentare, të cilat kërkojnë me ngulm që të merren në konsideratë kërkesat e tyre, të parashtruara në një dokument, i cili është në dispozicion të komisionerëve prej disa javësh. Objektivi kryesor i të partive të vogla mbetet korrektimit kombëtar i sistemit aktual zgjedhor. Sipas tyre, përmes korrektimit do të mundësohet barazia e votës së qytetarëve.

Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda 12 korrikut, sipas afatit të fundit që ju dha dhe komisionit parlamentar nga Kuvendi.
 (r.d/n.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë të Durrësit shpallet moskopetenca

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë të Durrësit shpallet moskopetenca