TIRANË- Disa zona kryesore në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike për rreth 5 orë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak se po bëhen ndërrhyje në dy kabina, në zonën e Kodrës së Diellit, pranë ish tempullit “Eleonora”, si dhe në zonën e Xhamllikut, pjesërisht do të shkëputet energjia elektrike nga ora 09.00-14.00.

Gjithashtu mësohet se nuk do të kenë energji deri në orën 14:00 dhe rruga “Halit Bega” dhe “Niko Avrami” (Allias).

Punimet, njofton OSHE po bëhen për rikonstruksionin dhe ndërtimin e kabinave në kryeqytet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)