Rikonstruksioni i maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, drejtoresha: Projekti ruan godinën historike! Pjesa e shembur ishte jashtë funksioni prej tërmetit

Rikonstruksioni i maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, drejtoresha: Projekti ruan godinën historike! Pjesa e shembur ishte jashtë funksioni prej tërmetit

Eliona Demaliaj

Drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ Eliona Demaliaj ka reaguar pas akuzave nga ana e opozitës lidhur me rindërtimin dhe zgjerimin e spitalit.

Demaliaj shkruan se fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e maternitetit është një moment shumë i rëndësishëm së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët, më pas për vetë stafin mjekësor.

Sipas saj ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike, duke theksuar se do të rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, ajo thotë se do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.

“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët.

Ky projekt ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.

Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të orsalindurit. Ndërsa godina kryesore do të rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike të saj.

Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë por edhe do të dyfishohen kapacitetet, gjë që është mëse e nevojshme”, thotë ajo.

Shembja e ndërtesës ekzistuese ka nisur dje për t’i hapur rrugën më pas edhe zbatimit të projektit për realizimin e saj. Ky investim rehabilitimi i të cilit nisi në fillim të këtij muaj ka për autoritet kontraktues ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa projektues Institutin e Ndërtimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Rikonstruktimi i maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë', Xhixho: Njësoj si stadiumi dhe teatri, duhet të largojmë urgjent Ramën

Lidhur me rikonstruktimin e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka reaguar edhe LSI.

Erisa Xhixho e cila garon për deputete në Tiranë në listën e LSI, akuzon qeverinë për të cilën shprehet se është urgjente që të largohet në 25 prill.

“Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës "Mbretëresha Geraldinë", monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë. Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit "Qemal Stafa", degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.

Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit. Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin "Qemal Stafa". Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.

Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare. Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët”, shkruan ajo.

Ora 17:35
Si do jetë materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, investimi ruan godinën historike dhe rindërton nga themelet shtesën e dëmtuar nga tërmeti

1616345646_WhatsAppImage20210321at1.58.24PM696x376.jpeg

Projekti i rindërtimit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të jetë një investim i cili ruan godinën historike dhe rindërton nga themelet shtesën e demtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Ky maternitet po rikonstruktohet dhe zgjerohet.

Ajo që po ndodh në fakt është:

-Do të prishet shtesa e maternitetit qe do behet e re, sepse shtesa e demtuar nga termeti ka dale e pariparueehme me akt te institutit ndertimit.
– Godina e vjeter ruhet plotesisht (riparohet)
– Rriten kapacitetet me 50%
– Ndertohet qendra e pare e prematuritetit ne shqiperi

Godina e vjeter do të rikonstruktohet dhe do te jete si me poshte:

Shtesa e mevonshme (e demtuar nga termeti) qe po rindertohet do te jete edhe ajo me te njejtin model si godina historike. Me anë të këtij projekti do të rriten me 50% kapacitetet e maternitetit. Materniteti i vjetër i Tiranës pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2021.

Ora 15:22
Prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Albana Vokshi: Rama po shkatërron trashëgiminë për të vjedhur

I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po i nënshtrohet një rikonstruksioni total dhe punimeve kanë gati 1 muaj që kanë nisur. Ditën e djeshme nisi shembja e godinës së vjetër.  Por për Partinë Demokratike me këtë shembje po shkatërohet trashëgimia kulturore

'Shembja makabre e maternetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar, ajo tani është një provë më shumë se në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” , një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti", tha sot përmes një deklarata ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Për Vokshin Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, të mbrojtur që nga viti 2004 e në vijim nga një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore.

"Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri. Që ky ndryshim të behët i mundur, vendi duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Po kush mund të na çojë në BE? Edi Rama që na vjedh, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat, që po prish dhe shkatërron pasuritë tona për interesin e tij, që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe vendin e ka çuar shumë hapa mbrapa në çdo fushë? Apo Lulzim Basha që i hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve rrugën për në NATO dhe liberalizoi vizat? Zgjedhja është e qartë. Që masakra si kjo e maternitetit, teatrit kombëtar, dhjetëra shtëpive të vjetra tiranase, grabitja e pronave tuaja, e taksave tuaja të marrë fund, na duhet një Kryeministër si Lulzim Basha që të bëjë mundur ndryshimin përmes anëtarësimit në Bashkimit Europian", tha ndër të tjera Vokshi.

Kujtojmë se në fillim të marsit kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe projektin se si do të transformojë maternitetin që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, një investim i qeverisë shqiptare, e ndërsa konfirmoi se janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend. Punimet që po kryhen për rikonstruksionin e ambienteve të tij përveç rehabilitimit do të realizojnë edhe sallat e reja që po rikonstruktohen në pavijonin gjinekologjik që do të kenë standarde bashkëkohore, me kushte moderne për të ofruar shërbim të denjë për nënat dhe fëmijët që do të vijnë në jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 21/03/2021 20:00

    Bravo Xhixho,po ay udhëheqësi jot mender president like floriri,atë vilën në gjirin e Lalzit pse nuk e bëri si atë shtëpinë e tij në çepan me një hale dhe atje përjashta që të rrinte vlerat kulturore e arkitekturore,por e bëri me 12 hale ku një e ka për sashen e vetmja mace në Shqipëri me hale floriri. Se dyti ata që kanë bërë projektin e rikonstruksionit të maternitetit dhe rindërtimin e pjesës të dëmtuar,për ju budallenj jane pavarsisht se janë profesionit të fushës apo ju ca të tjerë opozitare shqupisto-lesh e listë kot apo plot e keni për detyrë të hani mut kot, epo hani e ju bëftë mirë.

    Përgjigju
  • vlora: 21/03/2021 18:36

    Kuptohet opozita do beje lufte politike,po atje ku behet kjo lufte .Neqoftese termeti e demtoi duhet ta linin te demtuar?Puna me e mire eshte te heshtin,kur skane gje per te thene .PD qenka parti qe do shkaterimin.Le ta prishin kur te vijne ne pushtet si prishen mbikalimin te zogu i zi

    Përgjigju
  • Andis Tabaku: 21/03/2021 18:31

    Jorida me shoqet e PD -se edhe shkojne e lindin ne spital privat edhe ju dhimbset trashegimia.Bla Bla Bla

    Përgjigju
  • Delinquenti: 21/03/2021 18:03

    Ore po' keto qent e rrugve car d'un qe lefin per maternitetin qe thon po' na morin shpirtin, na e prishen tironen na zhduken trashigimine e tjera,ka qen nji llafe qe xhirote neper tiron DHIJA DO FERRA OR CUN, po' kush te doje ferrat le shkojne ke ferrat anej nga ka ardh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar