Bashkia e Tiranës paditi këtë të mërkurë në Prokurori ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, me pretendimin sipas tyre se po ndërton pa leje në qendër të Tiranës. Ndërkohë që MMSR ka reaguar duke rrëzuar edhe pretendimet e Bashkisë për ndërtim pa leje duke publikuar edhe lejen e marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për rikonstruktimin dhe kthimin e saj në gjendje te banueshme.
“Me sa duket, Bashkia e Tiranës ka interes të mbrojë strip-klubet, në vend që të mbeshtesë më shumë qendra rinore dhe hapësira për të rinjtë, siç edhe ka premtuar 4 vjet më parë.”- thuhet në reagimin e MMSR duke shtuar se para ta përcaktonte këtë objekt si qendrën e re rinore të Tiranës, ky objekt ka qenë një strip-klub i skeduar nga policia për trafiqe, armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge.
PDF - Leja e dhënë nga KKT
Ora 17:00 Leja nga KKT, Bashkia: Rama nxitoi ta ligjëronte
Përplasja mes Bashkisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vijon edhe pas publikimit nga ana e MMSR-së të lejes nga KKT për rikonstruksionin e objektit që do të kthehet në një qendër rinore, në Rrugën e Kavajës, duke përfshirë edhe kryeministri Rama.
“Ndërtimi pa leje i Erion Veliajt, angazhimi i Policisë së Shtetit për ta mbrojtur atë, angazhimi i Ramës për ta ligjëruar me nxitim sot përmes një pusulle abuzive dhe nguti për të sulmuar me një gjuhë kodoshi Bashkinë e Tiranës, janë provat më bindëse të modelit që ka instaluar në pushtet Edi Rama.”- thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë.Reagimi i Bashkisë për lejen e KKT
Bashkia përveç Veliajt, padi edhe komisariatit Numër 3
Po ashtu, kallëzim është depozituar edhe për kreun e Policisë së Tiranës Ardian Cipa dhe drejtuesin e komisariatit numër 3 në kryeqytet, pasi sipas Bashkisë efektivet e ketij stacioni policor kanë ndaluar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të bllokojë ndërtimin që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale.
Një ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se autoritetet e bashkisë kanë kërkuar dokumentacionin përkatës, por punëtorët e kantierit sipas tij, kanë refuzuar të japin informacion. Sipas Bozdos, punonjesit e policise kane penguar inspektoret e INUV te nderhyjen per te bllokuar punimet.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e kontaktuar nga Shqiptarja.com sqaroi se nuk bëhet fjalë për nderim pa leje, por rikonstruktim në një hapësirë shtetërore për ta shndërruar në një Qendër Rinore.
Ndërtesa në fjalë ndodhet pranë Sheshit Skëndërbej në hyrjen e rrugës së kavajas dhe më parë ishte dhënë me qera për një aktivitet privat.
PDF/ Kallëzimi ndaj Veliajt
PDF/Kallëzimi ndaj Kom. 3
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)