Rikonstruksioni i shkollës 'Avni Rustemi', Veliaj: Mësim me një turn! Tirana di të zgjedhë mes atyre që shkatërrojnë e atyre që ndërtojnë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar opozitën, teksa ishte ditën e sotme në ambientet e shkollës 'Avni Rustemi' për të inspektuar nga afër punimet.

Kreu i Bashkisë tha se ka vendosur të mos merret me djegësit e gomave, por vetëm me punë për të ecur përpara.

“Kam vendosur të mos fokusohem as te zhurma, as të merrem me ata që vetëm dinë të shajnë, të djegin, të ndezin zjarre dhe molotovë, si e vetmja alternativë e tyre. Kjo alternativa këtu është shumë herë më e mirë. Në këtë shkollë mësojnë si fëmijët e së majtës, edhe të së djathtës. Unë i kuptoj që është shumë e vështirë të pranosh humbjen e thellë që ata patën në Tiranë. I siguroj se humbja tjetër në Tiranë për ta do të jetë edhe më e thellë, edhe më e dhimbshme. Ky qytet ka ditur të zgjedhë me zgjuarsi mes atyre që shkatërrojnë dhe dhunojnë, dhe atyre që ndërtojnë dhe lënë një pajë të jashtëzakonshme për fëmijët’’, tha ai.

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se me rikustruksionin e kësaj shkolle tashmë mësimi me dy turne i përket së shkuarës.

“Kjo shkollë do të jetë një bizhu për Njësinë 10, e cila ka prodhuar shumicën e basketbollistëve të Tiranës. Ajo është ndërtuar në vitin 1960 dhe ka kaluar me dy turne, prej faktit se qyteti është rritur, lagjja po ashtu, por nuk është rritur kapaciteti i shkollës. Kemi përdorur palestrën e vjetër për të shtuar 4 klasa. Kjo do të thotë se nga ky vit, nxënësit do të mësojnë me një turn”, u shpreh Veliaj.

Veliaj deklaroi se përveç “Avni Rustemit”, në nisje të vitit të ri shkollor do të hapen edhe disa shkolla të tjera. 

“Do të hapim edhe shkollat ‘Musine Kokalari’, ‘Xhezmi Delli’, ‘Emin Duraku’, të cilat i përfunduam diku nga fundi i semestrit, por tani i hapim zyrtarisht me kapacitet të plotë. Do të punojmë me disa shkolla të reja, të qendrës të Tiranës, si ‘Edith Durham’ dhe ‘Petro Nini’”, deklaroi ai.

Për të vegjlit e qytetit do të hapen 7 kopshte dhe çerdhe të reja.

“Mezi pres që një pjesë të madhe të çerdheve dhe kopshteve, sidomos në lagjen ‘Rilindja’, aty ku është ‘Unaza e Madhe’, te ‘Kopshti Botanik’ dhe te zona e ‘Freskut’, të kalojmë në një sistem tjetër, që po e pilotojmë, që është marrja me qira sepse do të jetë gjithmonë e më e pamundur që, në një qytet të madh, të kesh hapësira për të ndërtuar ndërtesa monovolum. Duhet që në këto zona të hiperurbanizuara, që nga koha e ish-komunave, të vazhdojmë me sistemin e marrjes me qira, për t’u siguruar që ofrojmë të njëjtin shërbim, pa qenë detyrimisht pronarë të së njëjtës ndërtesë, duke e marrë atë sipas nevojës dhe në varësi të fluksit të banorëve, sidomos në këto zona ku ka familje të reja”, u shpreh Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se e gjithë rruga e “Bogdanëve” është kthyer në një lagje të madhe me AirBnb dhe turizëm dentar.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen