Bashkia e Vlorës ka ndërprerë punimet për rikonstruksionin e Bulevardit “Ismail Qemali”, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve përgjatë sezonit turistik. 

Numri i automjeteve në Vlorë në pikun e verës pesëfishohet dhe punimet në këtë arterie të rëndësishme për turistët që udhëtojnë në drejtim të zonave të tjera turistike në jug të vendit, paralizojnë trafikun. 

Rikonstruksioni i këtij se nisur prej disa muajsh do pezullohen për të rinisur në muajin shtator. Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh sot nga kantieri i punimeve se kjo rrugë është arteria kryesore e qytetit të Vlorës. 

Ndërsa pjesa e mbetur e punimeve do të vijojnë pas përfundimit të sezonit turistik. Projekti për rikonstruksionin e Bulevardit Vlorë-Skelë parashikon hapësira të gjelbëruara, duke krijuar një minipyll përgjatë tij.