Dy terrene të reja sportive do t'i shtohen shkollës “Tringë Smajli” në Grudë, Shkodër, e cila është në rikonstruksion.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale projektin si dhe pamje nga punimet të cilat po kryhen.

Sipas kreut të qeverisë, këto terrene sprtive do të jetë në funksion të më shumë se 300 nxënësve të kësaj shkolle.

“Mirëmëngjes dhe me punën drejt përfundimit për rilindjen dhe shtimin e dy terreneve të reja sportive në Shkollën “Tringë Smajli” në Grudë, Shkodër, në funksion të më shumë se 300 nxënësve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.