Rikthehen kontrollet e dyfishta
në kufirin  Kosovë- Shqipëri 

Rikthehen kontrollet e dyfishta<br />në kufirin  Kosovë- Shqipëri 
 Duke  nisur që nga dita e sotme do të aplikohen kontrollet e dyfishta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lidhur me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëtor, bëhet e ditur se  nga data 10 nëntor  në vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Vernicë  do të aplikohet kontroll në dalje.

Policia e Kosovëës njofton se ky kontroll do të mundësojë aplikimin e standardit të kontrollit sistematik dhe nuk do të jetë pengesë në qarkullim për njerëzit dhe mallrat.
Si rekomandim nga Komisioni Evropian, në procesin e dialogut të liberalizimit të vizave mes Kosovës dhe KE, që nga data 10 nëntor 2015, në pikën kufitare të Vërmicës do të aplikohet kontrolli në dalje”, thuhet në një njoftim të shkurtër për shtyp.

Pas aplikimit sezonal në stinën e verës, kontrolli në të dy pikat kufitare ishte hequr përfundimidht në korrik të vitit 2011, në bazë të amrrëveshjes dypalëshe “ Një ndalesë, një kontroll”.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë